Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) në datat 19-20 Shtator organizoi në Romë një vizitë studimore pranë Njësisë të Inteligjencës Financiare Italiane dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes dhe Informacionit Financiar të Shtetit të Vatikanit. Takimi kishte si qëllim forcimin e bashkëpunimit midis këtyre institucioneve, ndarjen e eksperiencave dhe diskutimin për sfidat e të ardhmes.
Drejtori i Përgjithshëm i AIF gjatë takimeve vuri theksin në marrëdhëniet shumë të mira institucionale ndërmjet njësive tona homologe si në kuadër të shkëmbimit të informacionit por edhe të mbështetjes të vazhdueshme në kuadër të proceseve të vlerësimit të Shqipërisë nga organizmat ndërkombëtar.
Gjithashtu, punonjësit e AIF nëpërmjet kësaj vizite studimore përfituan veçanërisht në ndarjen e eksperiencave si sa i përket proceseve të përputhshmërisë dhe analizimit të rasteve në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Ky takim dy ditor u mbështet financiarisht nga GIZ në kuadër të programit “Global Program Combating Illicit Financial Flows”.
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) në datë 20 Shtator organizoi një vizitë zyrtare pranë selisë qendrore të Guardia di Finanza në Romë, Itali.
Në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm u prit Shefi i Shtabit të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza.
Drejtori i Përgjithshëm i AIF vuri theksin në bashkëpunimin shumë të mirë dhe forcimin e këtij bashkëpunimi në vazhdim ndërmjet dy institucioneve tona në kuadër të shkëmbimit të informacionet në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Në takim u diskutua edhe për lidhjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve me qëllim rritjen e efikasitetit në bashkëpunimin për trajtimin e rasteve të përbashkëta.
Ky takim u mbështet financiarisht nga GIZ në kuadër të programit “Global Program Combating Illicit Financial Flows”.