February 9, 2023 Jonid Kanini

Takim me përfaqësues të zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë në kuadër të forcimit të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Drejtori i Përgjithshëm, Z. Ervin Koçi pati sot një takim pune me Kreun në detyrë të zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Z. Olsi Dekovi për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit të asistencës për Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) në forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

  1. Koçi shprehu mirënjohjen për asistencën e akorduar nga Këshilli i Evropës ndër vite për DPPPP duke nënvizuar veçanërisht efektivitetin dhe profesionalizmin në këtë bashkëpunim. Gjithashtu Z. Koçi vuri theksin në prioritet dhe synimet e DPPPP në funksion të riorganizimit dhe rritjes të performancës për të përballuar sfidat e të ardhmes në aspektin e zhvillimeve teknologjike apo ato administrative, ku mbështetja e asistencës së huaj është e qenësishme si dhe koordinimi i saj ndërmjet donatorëve ka gjithashtu një rëndësi të veçantë.
  2. Dekovi në këtë takim, rëndësi të veçantë i kushtoi rolit që po luan DPPPP në mirë-koordinimin e asistencës së huaj për institucionet shqiptare me qëllim që ndihma e dhënë të jetë në plotësim të nevojave dhe prioriteteve në këtë drejtim. Ai gjithashtu siguroi ofrimin e asistencës nga ana e Këshillit të Evropës për DPPPP, nëpërmjet Veprimit kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, pjesë e “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë III”, një program i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe i Këshillit të Evropës.