Të nderuar subjekte,
Në kuadër të situatës së pazakontë në vend të krijuar nga COVID-19, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave informon se nevojat për trajnim të subjekteve të ligjit, do të sigurohen në vijimësi dhe nëpërmjet platformave të videokonferencave. Për të marrë informacion të mëtejshëm për mënyrën e organizimit dhe datën e trajnimit, mund të na kontaktoni në adresat info@fint.gov.al dhe inspektim@fint.gov.al
Faleminderit.