Takim me donatorët në kuadër të prezantimit të strategjisë 2023-2027

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, në datë 15.12.2022 ka organizuar një takim me donatorët ku fokusi kryesor ishte prezantimi i strategjisë së Institucionit 2023-2027 dhe një fokus të posaçëm pati prezantimi i projektit për zhvillimin e sistemit të integruar të Teknologjisë së Informacionit. Qëllimi i takimit ishte konsolidimi i bashkëpunimit me donatorët në funksion të implementimit të strategjisë dhe mbështeten nga ana e tyre në zbatim të planit të veprimit të DPPPP.

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm Z.Ervin Koçi, Drejtori i Analizës dhe Drejtori i Drejtorisë së Analizës së Përputhshmërisë dhe TI.

Në këtë takim merrnin pjesë partner të rëndësishëm të vendit dhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare me seli në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë ofruar dhe vijojnë të ofrojnë një mbështetje të gjithanshme për rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të DPPPP.

Takimi konkludoi me një gatishmëri nga të gjithë të ftuarit për të dhënë kontributin e tyre në funksion të përmbushjes në plan afatshkurtër dhe afatgjatë të objektivave të DPPPP.