September 30, 2020 Mustafa Beqiri

Trajnimet e zhvilluara gjatë periudhës Janar – Shtator 2020

Trajnimet e zhvilluara gjatë periudhës Janar – Shtator 2020

Gjatë vitit 2020 janë zhvilluar seanca trajnimi nga ana e DPPPP në lidhje me subjektet e ligjit si më poshtë:
Në datat 24.01.2020 dhe 17.07.2020 është organizuar trajnimi me temë “Sanksionet financiare në lidhje me terrorizmin, financimin e terrorizmit dhe financimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë”, i mundësuar në kuadrin e projektit “Veprimi kundër krimit financiar në Shqipëri”, nga Këshilli i Evropës. Në këto trajnime morën pjesë përfaqësues të subjekteve të ligjit. Gjatë trajnimit u prezantuan raste studimore si dhe u zhvillua punë në grupe.

Në datën 14.02.2020 është organizuar trajnimi i subjekteve të ligjit nga ana e DPPPP në funksion të rritjes së efektivitetit për zbatimin e Sanksioneve Ndërkombëtare (TFS) dhe në mbështetje të ligjit nr. 72/2019 “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, për subjektet raportuese. Përveç temës kryesore “Mbi zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare për subjektet e ligjit”, pjesëmarrësit bën pyetje të ndryshme lidhur me FT dhe PPP për të cilat morën sqarimet përkatëse.
Në datën 21.02.2020 është organizuar trajnimi i subjekteve të ligjit nga ana e DPPPP në funksion të rritjes së efektivitetit për zbatimin e Sanksioneve Ndërkombëtare (TFS) dhe në mbështetje të ligjit nr. 72/2019 “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, për subjektet raportuese.
Në muajin Maj dhe Qershor 2020, për shkak të pandemisë në kuadër të COVID-19 dhe rrjedhimisht distancimit social, trajnimet nga ana e DPPPP për subjektet e ligjit u kryen online, nëpërmjet e-mail, si dhe ftesës për pjesëmarrje në trajnime të zhvilluara nëpërmjet telekonferencave.

Në datën 03.07.2020 është organizuar trajnimi i subjekteve të ligjit nga ana e DPPPP në funksion të rritjes së efektivitetit për zbatimin e Sanksioneve Ndërkombëtare (TFS) dhe në mbështetje të ligjit nr. 72/2019 “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, për subjektet raportuese.
Në datën 10.07.2020 është organizuar trajnimi i subjekteve të ligjit nga ana e DPPPP në funksion të rritjes së efektivitetit për zbatimin e Sanksioneve Ndërkombëtare (TFS) dhe në mbështetje të ligjit nr. 72/2019 “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, për subjektet raportuese.