March 14, 2019 Mustafa Beqiri

Takim pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë Z. Luigi Soreca

Në datë 11.03.2019 në ambientet e DPPPP, u zhvillua një takim pune midis ambasadorit të delegacionit të BE në Tiranë Z. Luigi Soreca dhe Drejtorit të DPPPP Z. Arlind Gjokuta.

Në këtë takim Z. Soreca u informua mbi aktivitetin e DPPPP, rezultatet konkrete në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, progresin e bërë në drejtim të zbatimit të planit të veprimit për rekomandimet e Komitetit Moneyval të Këshillit të Evropës, bashkëpunimin ndërinstitucional me organet kompetente në vend dhe shkëmbimin e informacionit me njësitë partnere të inteligjencës financiare, përafrimin e legjislacionit Shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, rolin e DPPPP në drejtim të identifikimit dhe konfiskimit të pasurive me origjinë kriminale, si dhe zhvillimet në fushën e teknologjisë së informacionit, mbështetjen e BE në kuadrin e projekteve që synojnë rritjen e kapaciteteve institucionale.

Në fjalën e tij Z. Soreca shprehu vlerësimin për punën e bërë nga DPPPP në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe ofroi mbështetjen e vazhdueshme për konsolidimin e mëtejshëm të institucionit, për të siguruar një forcim të kapaciteteve njerëzore dhe teknologjike dhe funksionimin e tij si njësi e inteligjencës financiare në Republikën e Shqipërisë.