October 18, 2017 Mustafa Beqiri

Takim me përfaqësues të DPPPP dhe delegacionit nga Hollanda

Në datë 17.10.2017 në ambientet e DPPPP, u zhvillua një takim ndërmjet Z. Arlind GJOKUTA – Drejtor i Përgjithshëm dhe një delegacioni nga Hollanda, i cili përbehej nga përfaqësues nga Ministra e Sigurisë – Z. Arjen Taselaar, Z. Hans Jonkheer, Zj. Dicky Methorst dhe një përfaqësuese nga Ambasada Hollandeze në Tiranë – Zj. Arnisa Gorezi.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe progresit të bërë deri më tani në luftën kundër pastrimit të parave. Në të u bë një paraqitje e shkurtër e mënyrës së funksionimit të DPPPP dhe rezultatet konkrete në luftën kundër pastrimit të parave/ financimit të terrorizmit.

U diskutua edhe për bashkëpunimin në të ardhmen për çështje me interes të përbashkët.