September 9, 2023 Mustafa Beqiri

Trajnim me subjektet e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave 18.09.2023

Në datën  18.09.2023, u zhvillua, në ambientet e Agjencisë së Inteligjencës Financiare (AIF) trajnimi me temë: “Mbi zbatimin e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimiot të terrorizmit”, në të cilin merrnin pjesë  përfaqësues të  Institucioneve Financiare Jo Banke (IFJB) dhe Lojrat e fatit.

Gjatë kësaj seance trajnimi, janë trajtuar nga ekspertët e AIF, çështjet që kanë të bëjnë me detyrimet për raportim që subjektet kanë në përputhje me ligjin nr.9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i ndryshuar; qasja e bazuar mbi rrezikun e pastrimit  të parave; faktorët e rrezikut dhe masat e kontrollit që duhet të ndërmerren nga subjektet; pritshmëria e autoriteteve mbikëqyrëse; vlerësimi i riskut të klienteve, produkteve, shërbimeve dhe mënyrës së ofrimit të tyre; modelet e vlerësimit të riskut dhe disa tipologji të pastrimit të parave të cilat lidhen me fushën e aktivitetit të tyre; aspektet e zbatimit nga subjektet e ligjit të sanksioneve ndërkombëtare, të bazuara në rezolutat e Këshillit të Sigurimit për personat e shpallur si financues të terrorizmit, detyrimet ligjore të përcaktuara në ligjet nr.157/2013 “Për masat kundër financimit të terrorizmit” i ndryshuar, ligjit 72/2019 “Për masat shtrënguese ndërkombëtare” dhe Ligjit 112/2020 “Për Regjistrimin e Pronarëve Përfitues”,  i ndryshuar.

Gjatë këtij trajnimi, ekspertët e AIF, gjithashtu ju përgjigjën dhe pyetjeve konkrete të pjesëmarrësve, për kategorizimin e riskut të klientëve dhe vlerësimin individual të riskut PP/FT nga ana e subjekteve, si dhe identifikimit te pronareve perfitues.