Kryesore
Rreth DPPPP
Misioni
Objektivat
Organizimi
Historiku
Bashkëpunimi
Agjencitë e Huaja të Inteligjencës Financiare
Ndërkombëtar
Ndërinstitucional
Publikime
Legjislacioni
Ligje
VKM
Udhëzime
Urdhëra
Te tjera
Publikime & Aktivitete
Programi i Transparencës
Lajmet
Publikime
Transparenca
Programi i Transparencës
Ruajtja e Privatësisë
Koordinatori
Denonco
Raporto
Kontakt
Search for:

Takim pune me përfaqësues të SECO
Në datën 6 mars 2023, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë të Inteligjencës Financiare (AIF) Zoti Ervin Koçi zhvilloi një takim me përfaqësues të Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Zvicrës (SECO), në vijim të bashkëpunimit dhe takimeve shumë të frytshme me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri dhe Ambasadoren e saj Znj. Ruth Huber. Në këtë takim, Zoti Koçi, shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që SECO ka dhënë për Shqipërinë dhe në veçanti për ofrimin e një game të gjerë opsionesh për trajnimet online nga ECOFEL, të ndjekura tashmë nga punonjësit e AIF dhe që do të vijojnë të ndiqen me po aq interes në të ardhmen. Gjatë takimit, Zoti Koçi, bëri një prezantim të veprimtarisë dhe objektivave që agjencia ka në të ardhmen. Në vazhdim, diskutimet u përqendruan në thellimin e bashkëpunimit dhe në sigurimin e qëndrueshmërisë të progresit të Shqipërisë, në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit si dhe në financimin nga SECO të një projekti afatgjatë në Shqipëri, që lidhet me këto fusha....
Më shumë ...
Takim pune me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar
Pranë ambjenteve të Agjencinë e Inteligjencës Financiare (AIF), në datat 5-7 mars 2024, u zhvilluan takime pune me ekspertë të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar, nga Qëndra Kombëtare Kundër Krimit Ekonomik (NECC) dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare (UK-FIU), në vijim të vizitës të përfaqësuesve të AIF në këto struktura, në datat 15-17 Nëntor 2023. Gjatë kësaj vizite, diskutimet u përqendruan rreth forcimit të bashkëpunimit midis agjencive, në lehtësimin e shkëmbimit të informacioneve, në ndarjen e eksperiencave më të mira, në trajtimin e sfidave me të cilat përballen të dyja vendet në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ekspertët respektivë të institucioneve prezantuan aspektet specifike të punës së tyre, rezultatet e arritura përgjatë viteve të fundit, si dhe treguan angazhimin për rritjen e efikasitetit në shkëmbimin e informacionit midis agjencive. Në përfundim të takimeve, agjencitë u shprehën vullnetplotë për të forcuar bashkëpunimin midis tyre me qëllim pasjen e një qasje sa më të koordinuar dhe të sukseshme në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. ...
Më shumë ...
Mbledhja e Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP)
Në datë 25.01.2024, u mbajt mbledhja e Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP), në zbatim të vendimit të miratuar në Komitetin e Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave (KBLKPP) të datës 27 Dhjetor 2023. Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues nga institucionet anëtare të KBLKPP si Ministria e Financave, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Informativ i Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë të Shtetit, Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe ILDKPKI; institucione të tjera të rëndësishme publike si Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Qendra Kombëtare e Biznesit, Bordi i Mbikëqyrjes Publike, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, si dhe përfaqësues nga sektori privat si Dhoma Kombëtare e Noterisë, Shoqata Shqiptare e Bankave, NAREA, IEKA, Shoqata e Agjencive të Këmbimit Valutor (AFEA) dhe Shoqata e Ndërtuesve përfaqësimi i të cilëve përbën risi për përbërjen e grupeve të ngjashme të ngritura më herët. Në këtë mbledhje u miratuan detyrat prioritare të GTNP për vitin 2024 si më poshtë vijon: · Hartimi i strategjisë kombëtare “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit 2024-2028” dhe planin e saj të veprimit (miratimi në Komitetin e Bashkërendimit të Luftës kundër Pastrimit të Parave brenda muajit qershor 2024); · Përgatitja për raundin e 6-të të vlerësimit nga Komiteti Moneyval; · Ndjekja e zbatimit të Planit të Veprimit kombëtar të Riskut; · Ngritja e 3 nëngrupeve të punës: § nëngrup I “Për asetet virtuale”; § nëngrup II në fushën “Për mbledhjen dhe cilësinë e informacionit për investigimet penale në lidhje me PP/FT”; § nëngrup III “Për analizë riskut lidhur me kategoritë e OJF-ve që janë më të cënueshme për keqpërdorim apo abuzim për financim terrorizmi”. ...
Më shumë ...
Mblidhet Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave
Me datë 27.12.2023, nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Belinda Balluku, u mblodh Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave (KBLKPP) strukturë kolegjiale përgjegjëse për përcaktimin e drejtimeve të politikës së përgjithshme shtetërore në fushën e parandalimit dhe luftës kundër pastrimit të parave (PP) e financimit të terrorizmit (FT). Komiteti pasi u informua në mënyrë të detajuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, vlerësoi kontributin e institucioneve të angazhuara për progresin thelbësor në përmbushje të standardeve ndërkombëtare, siç janë dalja e vendit nga “lista gri” e FATF, rritja e përmbushjes së rekomandimeve të Moneyval si dhe direktivave përkatëse të BE, duke çuar vendin në një nivel më të lartë përputhshmërie të lartë. Komiteti mori në shqyrtim një sërë çështjesh prioritare ndërinstitucionale, të cilat kanë të bëjnë me: Adresimin e nevojës për rritje të bashkëpunimit, koordinimit dhe ndërveprimit mes institucioneve, në funksion të rritjes e efektivitetit kundër PP, sekuestrimit dhe konfiskimit te pasurive kriminale; Vazhdimin e angazhimit në përmbushje të mëtejshme të rekomandimeve ndërkombëtare të FATF dhe BE; rreziqet në nivel vendi të evidentuara nga dokumenti strategjik i vlerësimit kombëtar të riskut për PP dhe FT; Nevojën për rritjen e bashkëpunimit publik-privat në funksion të parandalimit të PP dhe FT, përmes angazhimit në takime periodike dhe përgatitjes se tipologjive të përbashkëta; Nevojën për hartimin e një strategjie kombëtare për parandalimin dhe goditjen e PP/FT. Në këtë mbledhje, pas diskutimeve dhe në mirëkuptim në plotë, u miratuan edhe një sërë dokumentesh të rëndësishme si: Vlerësimi Kombëtar i Riskut të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit në Shqipëri dhe Planit të Veprimit të këtij vlerësimi. Fillimi i punës në funksion të hartimit të strategjisë kombëtare “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” dhe planin e saj të veprimit; Grupi Teknik Ndërinstitucional i Punës ngarkohet për monitorimin e realizimit të politikave të përgjithshme shtetërore, objektivave strategjikë dhe planeve të veprimit si dhe shërben si strukturë e posaçme në funksion të rritjes së efektivitetit të goditjes së pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit....
Më shumë ...
Organizimi i një vizitë studimore në Romë pranë Njësisë të Inteligjencës Financiare Italiane dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes dhe Informacionit Financiar të Shtetit të Vatikanit
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) në datat 19-20 Shtator organizoi në Romë një vizitë studimore pranë Njësisë të Inteligjencës Financiare Italiane dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes dhe Informacionit Financiar të Shtetit të Vatikanit. Takimi kishte si qëllim forcimin e bashkëpunimit midis këtyre institucioneve, ndarjen e eksperiencave dhe diskutimin për sfidat e të ardhmes. Drejtori i Përgjithshëm i AIF gjatë takimeve vuri theksin në marrëdhëniet shumë të mira institucionale ndërmjet njësive tona homologe si në kuadër të shkëmbimit të informacionit por edhe të mbështetjes të vazhdueshme në kuadër të proceseve të vlerësimit të Shqipërisë nga organizmat ndërkombëtar.Gjithashtu, punonjësit e AIF nëpërmjet kësaj vizite studimore përfituan veçanërisht në ndarjen e eksperiencave si sa i përket proceseve të përputhshmërisë dhe analizimit të rasteve në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.Ky takim dy ditor u mbështet financiarisht nga GIZ në kuadër të programit “Global Program Combating Illicit Financial Flows”....
Më shumë ...
Organizimi i një vizitë zyrtare pranë selisë qendrore të Guardia di Finanza në Romë, Itali
Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) në datë 20 Shtator organizoi një vizitë zyrtare pranë selisë qendrore të Guardia di Finanza në Romë, Itali. Në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm u prit Shefi i Shtabit të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza.Drejtori i Përgjithshëm i AIF vuri theksin në bashkëpunimin shumë të mirë dhe forcimin e këtij bashkëpunimi në vazhdim ndërmjet dy institucioneve tona në kuadër të shkëmbimit të informacionet në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.Në takim u diskutua edhe për lidhjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve me qëllim rritjen e efikasitetit në bashkëpunimin për trajtimin e rasteve të përbashkëta.Ky takim u mbështet financiarisht nga GIZ në kuadër të programit “Global Program Combating Illicit Financial Flows”....
Më shumë ...
Njoftimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 20.10.2023 – Reference SC/15459 e Publikuar nga OKB më (( 24 TETOR 2023)-(SHTESË)
Security Council 2653 Sanctions Committee Amends One Entry on Its Sanctions List On 20 October 2023, the Security Council Committee established pursuant to resolution 2653 enacted the amendments, specified with strikethrough and/or underline, in the entry below on its Sanctions List of individuals and entities. A. Individuals HTi.001 Name: 1: JIMMY 2: CHERIZIER 3: na 4: na Title: na Designation: Former Police Officer DOB: 30 March 1977 POB: Port-au-Prince, Haiti Good quality a.k.a.: na Low quality a.k.a.: BARBEQUE Nationality: Haitian Passport no: na National identification no: 001-843-989-7 (NIF – Haiti) Address: 16, Imp Manius, Delmas 40 B, Port-au-Prince, Haiti Listed on: 21 Oct. 2022, (amended on: 20 Oct. 2023) Other information: Jimmy Cherizier (AKA “Barbeque”) has engaged in acts that threaten the peace, security, and stability of Haiti and has planned, directed, or committed acts that constitute serious human rights abuses. Jimmy Cherizier is one of Haiti’s most influential gang leaders and leads an alliance of Haitian gangs known as the “G9 Family and Allies”. Press releases concerning changes to the Committee’s Sanctions List may be found in the “Press Releases” section on the Committee’s website at the following URL: https://www.un.org/securitycouncil/sanctions/2653/press-releases. The updated version of the Committee’s Sanctions List, available in HTML, PDF and XML format, may be found at the following URL: https://www.un.org/securitycouncil/sanctions/2653/materials. The United Nations Security Council Consolidated List is also updated following all changes made to the Committee’s Sanctions List and is accessible at the following URL: https://www.un.org/securitycouncil/content/un-sc-consolidated-list....

Trajnim me subjektet e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave
Në datën 13.10.2023, u zhvillua, në ambientet e Agjencisë së Inteligjencës Financiare (AIF) trajnimi me temë: “MBI ZBATIMIN E LIGJIT PER PPP/FT, ZBATIMI I SANKSIONEVE NDËRKOMBËTARE DHE UDHEZUESI PER VLERESIMIN E BAZUAR NE RIKUN E PP/FT” në të cilin merrnin pjesë përfaqësues të Studiove ligjore. Gjatë këtij trajnimi, është trajtuar në mënyrë të veçantë zbatimi nga subjektet e ligjit të sanksioneve ndërkombëtare, të bazuara në rezolutat e Këshillit të Sigurimit për personat e shpallur si financues të terrorizmit, detyrimet ligjore të përcaktuara në ligjet nr.157/2013 “Për masat kundër financimit të terrorizmit” i ndryshuar, ligjit 72/2019 “Për masat shtrënguese ndërkombëtare” si dhe detyrimet për raportim që subjektet kanë në përputhje me ligjin nr.9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” i ndryshuar. Gjatë këtij trajnimi, specialistët e AIF ju përgjigjen dhe pyetjeve konkrete të përfaqësuesve të subjekteve, të cilat kishin të bënin me zbatimin praktik të kontrollit të vazhdueshëm të listave të personave të shpallur, vlerësimin e riskut, regjistrimin në modulin e raportimit të AIF në funksion të përditësimit me listat e klientëve ndaj të cilëve zbatohen masat e vigjilencës së zgjeruar, krijimi dhe funksionimi i sistemit të centralizuar për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave dhe transaksioneve, zbatimi i masave të vigjilencës së duhur, raportimi në AIF i transaksioneve me para në dorë dhe aktivitetit të dyshimtë për pastrimin e parave apo financimin e terrorizmit etj....
Më shumë ...
Takim pune me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar
Mbledhja e Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP)
Mblidhet Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave
Organizimi i një vizitë studimore në Romë pranë Njësisë të Inteligjencës Financiare Italiane dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes dhe Informacionit Financiar të Shtetit të Vatikanit
Organizimi i një vizitë zyrtare pranë selisë qendrore të Guardia di Finanza në Romë, Itali
Njoftimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 20.10.2023 – Reference SC/15459 e Publikuar nga OKB më (( 24 TETOR 2023)-(SHTESË)
Njoftimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 20.10.2023 – Reference SC/15459 e Publikuar nga OKB më (( 24 TETOR 2023)-(SHTESË)
Trajnim me subjektet e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave
Trajnim me subjektet e legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave 13.10.2023
Hit enter to search or ESC to close