Në kuadrin e implementimit të standarteve ndërkombëtare të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Njësia e Inteligjencës Financiare Shqiptare(DPPPP), bashkëpunon me një sërë njësish homologe në mbarë botën. Në përmbushje të misionit të saj kjo NIF ka nënshkruar një sërë memorandumesh, Memorandume Mirëkuptimi(Memorandum of Understanding, MoU).

Legjislacioni shqiptar nuk e pengon shkëmbimin dy ose shumëpalesh të informacioneve në lidhje me aktivitetet e dyshuara si pastrim parash apo financim terrorizmi, si rrjedhojë DPPPP mund të shkëmbejë informacione me çdo njësi homologe që do të kërkojë bashkëpunim. Në rast se legjislacioni i ndonjërit prej vendeve të njësive homologe me të cilat DPPPP kërkon të bashkëpunojë, e pengon shkëmbimin e lirë të informacioneve, lind nevoja e nënshkrimit të Memorandumeve të Mirëkuptimit, të cilat parashikojnë bashkëpunimin në lidhje me shkëmbimin e informacioneve mbi çështje transaksionesh të dyshimta që mund të kenë të bëjnë me krime financiare të tipit pastrim parash, financime të aktiviteteve të ndryshme terroriste si dhe krime të tjera të lidhura me to.

Nënshkrimi i MoU me Poloninë

NIF homologe marrin përsipër të ofrojnë të gjitha informacionet që zotërojnë në lidhje me çështjet e hetuara, por në rast se këto informacione nuk mjaftojnë, ato mund të kërkojnë informacione të mëtejshme në strukturat e tjera të specializuara të shtetit. Për shkembimin e informacioneve të mbledhura nga strukturat e shtetit(të ndryshme nga NIF nevojitet një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet homologëve, i cili nga ana tij, mund të nënshkruhet vetëm në rast të një agreement, mutual assistance ndërmjet strukturave ligjore të shteteve.

Më shumë shtete të tjera, anëtare të Grupit Egmont, legjislacioni i të cilave nuk e pengon shkëmbimin e informacionit, bashkëpunimi realizohet me anë të ESW (Egmont Secure Web) pa qënë i domosdoshëm nënshkrimi paraprak i një MoU.

Memorandumi i parë i Mirëkuptimit u nënshkrua me Slloveninë me 30 Janar 2003. Më pas vijuan një sërë bashkëpunimesh të tjera që u pasuan edhe nga nënshkrimi i Memorandumeve të Bashkëpunimit. Deri me sot janë nënshkruar 43 MoU me njësitë homologe.